E Martë, 3 Nëntor 2026

Megatek hap dyert e Kopshtit Botanik

Të gjithë pasionantët e natyrës dhe botanikës do të mund të dekorojnë kopështet, zyrat dhe ambientet e tjera në Departamentin e ri sezonal pranë Megatek.

Një hapësirë prej 16.000 metrash ofron 4500 lloje lulesh, bimesh dhe pemesh të cilat janë të ekspozuara nën dritën natyrale të diellit.

“Krijuam kopshtin e endërrave, një Kopsht Botanik unik në game dhe cilësi. Bashkuam në këtë oaz të gjelbër biodiversitetin e bimësisë mediterrane duke e ndërthurur shume bukur me kulturen shqiptare dhe kombinuar me vazot dhe dekoruesit plot ngjyra trend i vitit 2024” tha presidenti i Megatek Dionis Teqja.

Tashmë Megatek ofron nje game te gjere artikujsh per te gjithe konsumatoret vendas dhe te huaj. Ai tregëton 100.000 artikuj te cilët ju mund t’i shikoni dhe t’i prekni.

Çdo artikull që Megatek tregeton është i prodhuar sipas standartit Europian dhe i markuar me markën CE. Ata janë me garanci duke   i ofruar klienteve nje siguri absolute per cilesine e produkteve. 

I pranishem ne inagurimin e kesaj hapesire te re ishte Kryetarin e Shoqates Italiane te Garden Center Z. Marco Orlandeli 

“Eshte e mrekullueshme. Kam mbetur i mahnitur nga numri shume i madh i luleve qe shikoj dhe puna shume profesionale qe stafi i megatek ka bere, eshte garden center me i madh ne te gjithe rajonin perfshire dhe Italine, ne asnje garden center ne rajon nuk kam pare  kaq shume lule, bime dhe peme” tha zoti Orlandeli. 

Me fillimin e stines se veres Megatek do te zgjeroje larmishmerine e luleve dhe bimeve te ekspozuara. 

Ky departamenti i ri ploteson jo vetem kerkesat e klienteve familjare, por edhe kerkesat e bizneseve, te cilat kerkojne te krijojne ambiente pune te gjelbruara dhe shlodhese.

Gazetar Omer Saraçi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›