E Diel, 1 Nëntor 2026

Mekë, muslimanët nisin pelegrinazhin

Besimtarët muslimanë nisën pelegrinazhin në Malin Arafat, për të kremtuar Haxhin, një prej 5 shtyllave të besimit islam.

Pelegrinët do të kryejnë shtatë rrotullime rreth Kaaba-s, në të kundërt të akrepave të orës, duke përsëritur të njëjtin rrugëtim që kreu profeti Muhamed në shekullin e VII.

Frika e sulmeve terroriste kanë mobilizuar 100 mijë trupa sigurie. Autoritetet e Mekës, njoftojnë se për pelegrinazh kanë zbarkuar 1.83 milion besimtarë nga jashtë Arabisë Saudite, rreth 1.5 përqind më shumë se sa vitin e shkuar.

Haxhi është pelegrinazhi më i madh në botë dhe cdo musliman i devotshëm duhet ta ndërmarrë atë të paktën një herë gjatë jetës së tij.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›