E Diel, 1 Nëntor 2026

Mekein hedh poshte sondazhet

Kandidati presidencial amerikan, John McCain ka hedhur poshte anketat e opinionit qe e tregojne ate shume me pas se rivali demokrat, Barak Obama. McCain tha se diferenca mes tij dhe Obames po zvogelohej dhe se fushata e tij po ecen mire ne prag te zgjedhjeve te 4 Nentorit."Ngrehuni dhe luftoni. Amerika eshte vendi per te cilin ia vlen te luftohet. Asgje nuk eshte e pamundur ne kete vend dhe ne nuk do terhiqemi. Ne nuk i fshihemi historise, ne bejme histori. Le t'i fitojme keto zgjedhje e ta çojme vendin perpara", tha McCain ne shtetin e Ajoves.Senatori demokrat Obama ne Denver te Kolorados foli para mbi 100 mije njerezve."Nese ju organizoheni se bashku me mua e marshoni, duke trokitur dere me dere, telefononi pa pushim gjate nente diteve qe na kane mbetur ne nuk do fitojme vetem Denverin, por edhe Koloradon e do t'i fitojme keto zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›