E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike 230 mije te shperngulur nga dhuna

Rreth 230 mijë meksikanë janë shpërngulur nga banesat e tyre si rrjedhojës e dhunës së lidhur me kartelet e drogës, bëri të ditur sot një studim.

Sipas “Internal Displacement Monitoring Centre”, shpresa e vetme për shumë prej këtyre refugjatëve ka qenë kalimi i kufirit për në SHBA, ndërsa autoritetet meksikane, në luftë të ashpër me kartelet e drogës, nuk po bëjnë sa duhet për t’u kujdesur për sistemimin e të dëmtuarve të këtij konflikti.

”Studimet e pavarura flasin për 230 mijë të shpërngulur dhe gjysma e tyre kanë kaluar kufirin për në SHBA”, bëhej e ditur në raport.

”Pjesa tjetër e refugjatëve ka lëvizur në shtete të tjera relativisht më të sigurta brenda Meksikës, si Çihuahua, Durango, Koahuija dhe Verakruz”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›