Meksikë, gjëndet një varr masiv në jug të vendit

Një varr me 25 kufoma është gjetur nga policia meksikane në afërsi të San Francisko Kuadras, në jug të vendit latin.
Dyshohet se ngjarja mund të jetë vepër e trafikantëve të drogës, të cilët në të kaluarën kanë përdorur varret masive për të eleminuar rivalët.
Sipas autoriteteve lokale, ka mundësi që numri i kufomave, shumica e të cilave të dekompozuara, të jetë më i madh duke qenë se varri është rreth 180 metra i thellë.