E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike, trafikantet vrasin 8 agjente policie

Nje grup personash te armatosur ne Meksike kane hapur zjarr ndaj nje autokolone policie qe po transportonte nje trafikant te rrezikshem droge.

Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare, sipas te cilave nga sulmi kane humbur jeten te tete agjentet qe po benin shoqerimin.

Sipas burimeve, ata ishin 4 agjente federale, dy agjente hetimore dhe dy roje burgu.

Dhuna per tregtine e droges ne Meksike ka bere qe autoritetet te vendosin ushtrine ne pikat kryesore, por duket se as kjo mase nuk ka ndalur trafikantet.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›