Meksikë, zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një 9 vjeçari

Gjithçka nisi pasi një djalë 9 vjeçar mori me vete një armë në shkollë.
Shokët e klasës së djalit panë armën në çantën e tij dhe raportuan atë tek autoritetet e shkollës, të cilët alarmuan policinë.
Arma, e cila thuhet se ishte e mbushur, u konfiskua dhe policia bastisi shtëpinë e djalit.
Atje ata gjetën armë dhe mijëra fishekë.
Autoritetet lokale thanë se kishin gjetur një pushkë të fuqishme (AR15) në tryezën e ngrënies dhe në një nga dhomat e gjumit, 13.000 karikatorë, pistoleta, municion, pushkë sulmi, xhaketa anti-plumb dhe dy makineri të numërimit të parave.
U gjetën gjithashtu disa fishekë të kalibrit të lartë, të aftë për të depërtuar anti-plumbin, të ashtu-quajtura "polic-vrasës".
Përveç këtyre, policia konfiskoi uniforma ushtarake, radio dhe tri automjete, dy prej tyre të blinduara.