E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Meloni-Rama/ Deputetët e PD italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë

Deputetët e opozitës italiane  ishin sot në Shqipëri në një vizitë blitz për të parë nga afër zonën ku do të ngrihen 2 qendrat e emigrantëve të cilat ishin paraparë të hapeshin të hënën, më 20 maj.

“A e kuptoni se çfarë po bën? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të mbani atë që keni thënë” thotë Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike italiane kryeministrit Giorgia Meloni dhe ministrave të Brendshëm, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në një video të publikuar në La Repubblica.

Vizita është zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku Matteo Mauri së bashku me kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini ishin në zonat ku po ngrihen dy qendrat për emigrantëve të parashikuara nga marrëveshja e firmosur mes kryeministrit Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Disa buldozerë, dy kamionë dhe asgjë tjetër në zonën e Gjadrit ku inxhinierët ushtarakë nuk kanë përfunduar ende punën e gërmimit, e cila është shumë e ndërlikuar për shkak të terrenit ndërkohë që do të realizohen të gjitha, nga kanalizimet deri tek energjia elektrike, shkruan La Repubblica./shqiptarja.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›