E Martë, 3 Nëntor 2026

Meloni falënderon Ramën për migrantët: U masakrua vetëm sepse u përpoq të ndihmonte Italinë

Në një takim zgjedhor të partisë Vëllezërit e Italisë që ajo drejton, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni (o. Giorgia Meloni) ka falënderuar homologun e saj shqiptar Edi Rama për marrëveshjen për migrantët që nënshkruan vitin e shkuar. 

Sipas Melonit, Rama meritonte një përqafim pasi është masakruar vetëm sepse u përpoq të ndihmonte vendin të saj.

“I dërgojmë një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë që është masakruar vetëm sepse u përpoq t’i jepte një dorë Italisë”

Nëntorin e vitit të shkuar dy kryeministrat nënshkruan një marrëveshje e cila parashikon ngritjen në territorin shqiptar të dy qendrave ku do të strehohen migrantë që shpëtohen nga autoritetet italiane në det, punimet për ndërtimin e të cilave janë drejt fundit. Kryeministria italiane ndërkohë do të jetë në Shqipëri në datën 5 qershor ku të takohet me homologun Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›