E Diel, 1 Nëntor 2026

Meloni sjell karvane emigrantësh në Gjadër, zbon ata që protestuan

Italia ka rinisur deportimet e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë, me grupin e dytë të personave të deportuar që ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar.

Mes të deportuarve raportohet se ka edhe persona të përfshirë në protestat e dhunshme në Milano dhe Torino. Pas mbërritjes në Shqipëri, ata po dërgohen në kampin e Gjadrit, ku do të strehohen.

Vetëm gjatë ditës së djeshme dhe asaj të sotme, numri i emigrantëve të deportuar drejt Shqipërisë ka kaluar 20 persona.

Rinisja e këtyre operacioneve vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e emigrantëve të parregullt, ndërsa mbetet për t’u parë nëse deportimet do të vijojnë me të njëjtin ritëm edhe në ditët në vijim.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›