Memorandumi i Parisit: Anijet shqiptare nuk kanë risk të lartë lundrimor

Në përfundimi të punimeve të mbledhjes së 57-të Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit, flamuri shqiptar si rezultat i raportit pozitiv të inspektimeve të anijeve me flamur shqiptar në portet e vendeve të Bashkimit Evropian, nuk figuron më në listën e zezë .
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se tashmë çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian, do të paraqitet si anije pa risk të lartë lundrimor.
“Urime administratës së flamurit në Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe gjithë kolegëve që kontribuan për këtë arritje falë një plani masash të rrepta dhe konsistente këto tre vite. Mirënjohje dhe Transport Community për gjithë mbështetjen dhe orientimet kuptimplota”, shprehet në reagim Autoriteti Portual Durrës.
/ rtsh.al /