Mendela mire pas operacionit

Nelson Mandela është mirë dhe po rikuperohet pa probleme nga një operacion në stomak, të cilit iu nënshtrua më parë gjatë javës në një spital të Afrikës së Jugut.
Ministri i Mbrojtjes, Lindiëe Sisulu, informoi se 93-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje të quajtur “laparoskopi” dhe se Mandela “gëzonte një shëndet shumë të mirë, duke patur parasysh moshën e tij”.
Laparoskopi quhet procedura e çarjes së vogël të barkut, për të futur një mikrokamera, e cila më pas inspekton organet e brendshme.
Një simbol i luftë kundër aparteidit dhe hero kombëtar në Afrikën e Jugut, Mandela ka përjetuar disa probleme shëndetësore kohët e fundit, të cilat kanë vendosur në ankth me miliona adhuruesit e tij.
Një fitues i çmimit Nobel për paqen, i moshuari pritet të jetë riaftësuar mjaftueshëm sa për të dalë nga spitali ditën e hënë.