E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendon për periudhën post-Assad

Në një shkrim autorial në ditoren britanike ‘The Times’, sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, u bënë thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB’së që të punojnë bashkë për përfundimin e luftës në Siri.

Londër, 10 gusht - Duke hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të armatimit në zonat e konfliktit nëpër vendet e përfshira në ‘Pranverën Arabe’, Hague thotë se Britania e Madhe ofron vetëm asistencë të paarmatosur.

“Për shembull, ne aktualisht po i financojmë pajisjet mjekësore dhe ato të komunikimit për grupet opozitare siriane”, shkruan Hague, derisa sqaron se do të ofrohen edhe pajisje për filtrim të ujit, gjeneratorë për rrymë dhe pajisje për ndihmë të shpejtë.

Gjithashtu, Hague përmendi edhe ndihmën e katërfishuar të autoriteteve britanike për refugjatët, vendosmërinë për të mbajtur përgjegjës ata që kryejnë krime lufte dhe rritjen e presionit ndaj pushtetit të presidentit Bashar al-Assad nëpërmjet masave paqësore.

Hague shkrimin e përfundon me apelin drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, që të jetë gati për plotësimin e vakuumit pas largimit të al-Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›