E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëngjes i ftohtë dhe pasdite me vranësira, si do të ndryshojë moti këtë të diel

Dita e diel do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta verilindore, duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët, por të ftohtë në mëngjes.

Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri në orët e pasdites, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor; megjithatë, nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 23°C, vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›