E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëngjesi i banorëve

15/03/10 11:00

Nostalgjia për jetën jashtë dhe kujtimet për mbrëmjene parë në Big Brother, duket sikur janë bisedat edhe për këtë mëngjes. Disa nga banorët janë ngritur dhe kanë dalë në kopsht për të shijuar rrezet e diellit, kurse të tjerët vazhdojnë të flenë. Ata kujtojnë klipet prezantuese dhe komentojnë mbi detajet që mbajnë mend. Bertina shprehet se klipi i saj ishte shumë i thjeshtë e më pas kujton momentin kur e eleminuan, Erioni me Gjimin, e më pas publiku e risolli si konkurente. Ajo tregon momentin kur të katërta vajzat, ajo, Pamela, Graciela dhe Olta u rreshtuan që djemtë të bënin përzgjedhjen dhe kujton se buzëqeshja dhe gëzimi u iku përnjëherë nga fytyra. Banorët kujtojnë momentet në limuzinë dhe përshtypja për shtëpinë e vjetër dhe thonë se prisnin të futeshin në shtëpi luksoze e jo atje.
Banorët fillojnë të ngrihen një nga një e të dalin në kopsht. Eduardi shkon të zgjojë Adën, Oltën dhe Domenikën e cila i kërkon që ta zgjojë më shpejt herë tjetër. Banorët nuk duan që ta humbasin këtë ditë të bukur dhe mendojnë që të rrinë shtrirë e të marrin rreze dielli, ndërsa Valoni hedh idenë që të lahen në pishinë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›