E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menyre e re perheqjen e dhjamitpa operacion

SHBA- Agjencia per kontrollin e cilesise se ushqimeve dhe barnave ne SHBA miratoi kohet e fundit nje menyre te re jo kirurgjike per heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertet thone se kjo menyre nuk eshte per uljen e peshes trupore por vetem per heqjen e dhjamit nga pjese te trupit te cilat nuk reagojne ndaj ushtrimeve fizike.
Procedura quhet Zeltiq dhe vepron ne kete menyre specialisti lyen pjesen e caktuar me nje lloj vazeline. Vazelina ka aftesi depertuese e ftohese dhe arrin te ngrije qelizat yndyrore duke shkaktuar shperberjen a shkaterrimin e tyre.

Per te njetin qellim ekziston edhe nje tjeter procedure e quajtur Zerona qe perdor rreze lazer me energji te ulet. Doktor Laerence Bass i kirurgjise plastike thote se eshte hera e pare qe agjencia e ushqimeve dhe barnave miraton perdorimin e nje teknologjie te tille e cila synon pakesimin e yndyrnave ne trup pa nderhyrje kirugjike.

Zeltiq u miratua fillimisht per tu perdorur si mjet anastezie gjate procedurave ne dermatologji. Megjithate mjeket paralajmerojne se pacientet mbipeshe nuk duhet te presim shume prej kesaj metode. Dr Mathee Avram i Spitalit te Pergjithshem ne Masacusets thote se kjo menyre mund te perdoret vetem per disa pjese te trupit qe nuk reagojne ndaj ushtrimeve fizike. Disa eksperte tregohen edhe me te kujdesshem kur thone se nderkohe qe procedura e re ka si objektiv vetem yndyren ne siperfaqe ajo le pa prekur dhjamin e demshem ne thellesi te trupit.

e.n/voa/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›