E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercedes Hamilton debuton me aksident

Në cirkuitin e Jerez kishte shumë interes për të parë debutimin e Lewis Hamilton në timonin e Mercedes W04 dhe ky debutim nuk kishte si të shkonte më keq.

Ish-piloti i McLaren doli nga kthesa Dry Sack, një nga më të vështirat e pistës spanjolle, dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.

Britaniku nuk pësoi dëmtime fizike, por makina e tij nuk mundi dot të vazhdonte sesionin e testimeve që po zhvillohen në Spanjë.

Në këtë mënyrë Hamilton tregon se fati i keq po e përndjek Mercedesin në Jerez. Ditën e djeshme shoku i skuadrës së Lewis Hamilton, Nico Rosberg, pati probleme mekanike në njëvendëshen e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›