E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Merino fton bizneset të aplikojnë për vlerësimin e OKB-së për sipërmarrjet e qëndrueshme

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Monica Merino, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri fton bizneset të aplikojnë për vlerësimin e OKB-së për sipërmarrjet e qëndrueshme.

Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, Merino tha se “ky vlerësim kombëtar është një mundësi e shkëlqyer për çdo biznes që operon në Shqipëri, pavarësisht madhësisë apo industrisë”.

Vlerësimi synon të evidentojë sipërmarrjet që përkushtohen ndaj qëndrueshmërisë dhe japin një kontribut të veçantë në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN SDGs).

“A është biznesi juaj në rrugën e qëndrueshmërisë? A po bëni ndryshime të vërteta drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të barabartë? Aplikoni për çmimin SDG Business Pioneers dhe njihuni si lider në avancimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Pavarësisht nëse jeni një biznes i vogël apo një kompani e madhe, angazhimi juaj ndaj qëndrueshmërisë bën një ndryshim”, u shpreh Merino.

Sipas saj, fitorja hap dyert për partneritete të reja dhe mundësinë për t’u lidhur me bizneset që ndajnë vizionin tuaj për një të ardhme të qëndrueshme.

Afati për aplikim është 20 tetor 2024 dhe aplikimet kryhen në linkun: https://sdgpioneersalbania.com/

/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›