Merkato Inter syte nga Kaka

Rikardo Kaka eshte idea e cmendur e Interit dhe hakmarrja e skuadres zikalter ndaj merkatos se Milanit qe arriti te transferonte nga Barcelona Zlatan Ibrahimovic. Ky i fundit ka qene per shume vite idhulli i tifozeve interiste por nga ky sezon do te mbaje veshur ngjyrat e rivaleve te tyre te perjetshme.
Te vene ne qender te polemikave per merkaton e dobet drejtuesit e Interit duket se kane gati pergjigjen ndaj kuqezinjve dhe kerkojne te rikthejne ne kampionatin italian brazilianin i cili ishte dhe ikona e Milanit perpara se te transferohej sezonin e fundit te Reali i Madridit.
Megjithese ne pamje te pare duket thjesht si nje trillim ne merkato kampionet ne fuqi te Italise nuk e mohojne kete deshire. No comment ka qene pergjigja e administratorit te deleguar te Interit Ernesto Paolillo ne lidhje me kete operacion ndersa presidenti zikalter Massimo Morati ka bere te ditur se kjo ide eshte e mrekullushme.
Po ashtu tratativat per te rikthyer Rikardo Kaka ne serine A kete here me ngjyrat interiste nuk jane aq te veshtira sa duken. Fantazisti brazilian do te qendroje larg fushave te lojes per nje periudhe te gjate si pasoje e operacionit ne gju nderkohe qe ne sezonin e pare me Realin e Madridit nuk arriti te tregonte formen e tij me te mire.
Gjithashtu ne Spanje shpesh here eshte folur per nje raport te ftohte mes futbollistit dhe trajnerit Jose Mourinho qe me blerjen e fundit te gjermanit Mesut Ozil dhe spanjollit Sergio Canales ka plotesuar pozicionin e Rikardo kaka ne fushen e lojes. Sipas mediave italiane tratativat e Interit per te blere futbollistin brazilian do te nisin me 3 nentor.
Nertan Prifti