E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkato/ Juventus në negociata me Newcastle për Woltemade, lojtari s’ka dhënë ende pëlqimin

Newcastle dhe Juventus janë në tratativa të avancuara për huazimin e Nick Woltemade. Të dy skuadrat po diskutojnë për huazim 1-vjeçar pa të drejtë blerjeje.

“Zonja e vjetër”, pas largimit të David, ka nisur që të kërkojë një sulmues tjetër edhe pse nga fundi i sesionit të merkatos mungojnë ende pak orë.

Në këtë marrëveshje të dy klubet ende nuk kanë mësuar vullnetin e lojtarit, i cili vetëm një vit më parë u transferua në Angli pasi skuadra e tij aktuale i pagoi gati 90 milionë Shtutgartit. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›