Merkato/ Leverkusen merr talentin e Monaco për 32 mln €

Rendimenti i dobët pas dy javëve të para në Bundesligë ka shërbyer për të drejtuesit e klubit që të investojnë përsëri në merkato.
Nënkampionët e Gjermanisë kanë bërë me dije se kanë gjetur akordin me Monaco-n sa i përket shërbimeve të sulmuesit të krahut të majtë, Eliesse Ben Seghir.
20-vjeçari prej ditës së sotme është një lojtar i Leverkusen dhe pas ndeshjeve të kombëtareve pritet që të jetë nën urdhërat e Erik ten Hag. Për të siguruar shërbimet e mëngjërashit, Leverkusen i pagoi 32 milionë euro klubit të principatës, por në rast se se lojtari arrin të performojë siç duhet në “BayArena” atëherë shifra përfundimtare pritet që të jetë 35 milionë euro.