E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merkato/ Woltemade gjen akordin me Bayern, ylli i Gjermanisë U-21 do të transferohet në Mynih

Njëri prej lojtarëve më të talentuar të Gjermanisë U-21, Nick Woltemade ka arritur akordin me FC Bayern München. Lojtari i talentuar i ekipit të Shtugart ka qenë një prej surprizave të këndshme të kësaj vere pasi ka udhëhequr në fushë ekipin e Di Salvo-s drejt finales së madhe të Euro 2025 për moshat deri në 21 vjeç.

Sipas medieve gjermane shtatlarti ka gjetur akordin me ekipin bavarez, i cili ka mjaft punë përpara se të finalizojë këtë transferim pasi Shtutgarti pretendon të paktën 50 milionë euro për lojtarin. Ky i fundit në kontratën që ka me ekipin e tij, e cila skadon në 2028-ën, nuk ka një klauzolë shitjeje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›