E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel Britania partner i domosdoshem ne BE

Kancelarja Anxhela Merkel perpara Bundestagut gjerman e konsideroi Britanine e Madhe si nje partner te rendesishem ne Evrope pavaresisht vendimit qe mori Londra zyrtare duke vendosur veton per mosaprovimin e ndryshimeve ne traktatet e BE-se.

Duke komentuar zhvillimet e fundit ne Parlament Merkel tha se i vinte shume keq per qendrimin e Kryeministrit Devid Kameron i cili qendroi jashte nismes se perbashket te vendeve per te formuar nje bashkim te ri financiar.

Kancerlarja gjermane vazhdoi Pavaresisht qendrimit te Britanise askush nuk mund te dyshoje se Britania do te vazhdoje te jete nje partner shume i rendesishem per te ardhmen tone. Ata kane interesa te pandashme nga zona e Euros dhe duhet te punojme se bashku per te kaluar krizat tona.
26 nga 27 vendet qe jane anetare te Bashkimin Evropian i miratuan ndryshimet e paralajmeruar nga Franca dhe Gjermania. Kameron ishte i vetmi qe vendosi kushte per nje vote pro dhe pasi kerkesat e tij nuk u aprovuan vendosi veton e tij kunder traktatit te BE-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›