Merkel: Brukseli duhet të ketë kompetenca më të mëdha në vendimmarrjen shëndetësore

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje që Europës t’i jepet fuqi më e madhe vendimmarrëse në çështjet shëndetësore, pas përvojave të pandemisë.
“Nëse është e nevojshme, traktatet e BE duhet të ndryshohen”, tha Merkel gjatë një diskutimi në internet të Partisë Popullore Europiane në lidhje me të ardhmen e Europës.
“Unë besoj se Europa ka nevojë për më shumë kompetenca në fushën e shëndetit. Ndoshta edhe ju duhet të ndryshoni traktatet për këtë. Unë kam qenë gjithmonë e hapur ndaj ndryshimeve të traktateve, nëse ato kanë kuptim. Ky nuk është një qëllim në vetvete”, shtoi ajo.
Kancelarja përsëriti gjithashtu mbrështetjen e saj ndaj strategjisë së vaksinimit të BE-së.
Merkel theksoi se vendimi për t’i blerë vaksinat përmes Brukselit ishte “absolutisht i drejtë”./ATSH