E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Masakra ne Vinenden, nje krim i tmerrshem

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka cilesuar si “nje krim te tmerrshem” masakren e ndodhur sot ne nje shkolle ne afersi te Shtutgartit.


Ne nje fjalim te mbajtur apostafat per tragjedine, Merkel u ka shprehur ngushellimet e saj familjareve te viktimave.

“Eshte e paimagjinueshme qe brenda pak sekondave te jene vrare studente e mesues. Kjo eshte nje dite zije per te gjithe Gjermanine”, ka deklaruar Merkel.

Mengjesin e sotem nje djale 17 vjecar vrau ne Vinenden, ne shkollen ku ishte diplomuar, 17 persona.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›