E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel kërkon maturi nga qeveria turke

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje qeverisë turke që të tregohet e përmbajtur në protestat kundër saj, ka thënë një zëdhënës i saj.

“Tani është koha për ndalje të përshkallëzimit dhe dialogut”, ka cituar Merkelin Steffen Seibert.

Ajo ka kërkuar maturi nga të gjitha palët.

Protestat në Turqi kanë hyrë në ditën e tyre të katërt.

Ato filluan si demonstrim kundër një projeki ndërtimor në sheshin Taksim të Stambollit, por u kthyen në protesta anti-qeveritare.

Policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›