E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel viziton një ish-kamp nazist në jug të Gjermanisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar mbetjet e kampit nazist të përqendrimit Dachau, në jug të Gjermanisë.

Në këtë kamp, nazistët kanë vrarë mbi 43,000 njerëz, nga viti 1933 deri më 1945.

Vizita e Merkelit  mbremen e se  martes ishte e para nga një kancelar gjerman në Dachau. Ajo ka thënë se ka shkuar atje me ndjenjë të turpit dhe dëshpërimit.

Ajo çfarë ka ndodhur në kampet e përqendrimit ka qenë dhe vazhdon të jetë e pakuptueshme, ka thënë Merkel.

Të shtunën, kancerlarja gjermane ka thënë se anti-semitizmi dhe racizmi mbeten kërcënime për demokracinë në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›