E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkeli dhe Sarkozia bien dakord per sanksione ndaj borxhlinjve

Nga dritaret e dhomave te tyre ne hotelin e bukur Royal kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Frances Nikolas Sarkozy mund te shohin kanalin e Lamanshit. Megjithate veshtrimin e pare politik ata te henen pasdite 18.10. e hodhen nga Luksemburgu ku po keshilloheshin ministrat e Financave te BE-se. Kjo per faktin se ne takimin dypalesh me shume u bisedua per mundesite qe ka Bashkimi Evropian per te luftuar ne te ardhmen krizat financiare shteterore. Nje katastrofe te dyte financiare si ate te Greqise nuk e duan as Parisi e as Berlini dhe per shkak se mburoja financiare e shteteve te Euros skadon pas dy vitesh Franca dhe Gjermania duan qe me kohe te sigurojne bazat politike per nje zevendesim te saj. Presidenti i Frances Nikolas Sarkozy

Kriza financiare ka treguar se sa e nevojshme eshte qe te reformojme procedurat tona per te korrigjuar deficitet dhe per te koordinuar me mire politiken tone ekonomike. Prandaj ne do te dorezojme ne Bruksel nje propozim gjermano-francez nje shtet i cili brenda gjashte muajsh nuk ndermerr asgje kunder deficitit te tij duhet te denohet.

Kompromisi respekton deshirat gjermane dhe ato franceze

Nje propozim me te cilin te dyja qeverite dalin fitimtare francezet arriten te pengojne sanksionet automatike kunder mekatareve te deficitit Berlini i kerkonte ato dhe gjermanet gezohen per mbeshtetjen e Frances qe Bashkimi Evropian te kete mundesi te vazhdueshme dhe efikase ne rastet kur falimenton nje shtet.

Per kete ne kemi nevoje per ndryshime te marreveshjes te cilat te kontribuojne posacerisht qe ne raste krizash te tilla ne kapercimin e krizes te marrin pjese edhe kreditoret. shte shume e rendesishme qe ne te kemi nje mekanizem te tille ne menyre qe te gjithe te tregohen me te pergjegjshem. Dhe ky eshte pikerisht mesimi qe duhet te mesojme nga kriza.

Autor Johannes Duchrow/Esat Ahmeti

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›