Merkic Ne Tirane per bashkepunim

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivan Merkiç ka thënë se vizita e
tij në Tiranë ka një rëndësi të veçantë për ripërtëritjen e
marrëdhënieve në rajon.
Kjo, ka thënë ai në një deklaratë për shtyp, është në interesin e Serbisë pasi deri më tani ka pasur konsultime të ndryshme me homolog të shumë vendeve të rajonit dhe Serbia është e interesuar për marrëdhënie të mira.
“Në Tiranë prej kohësh nuk ka qenë ministri i Jashtëm serb dhe kjo është një vizitë në kuadër të turneut tim Ballkanik. Shpresojmë që do të krijojmë baza për një bashkëpunim më të mirë”, ka thënë ministri serb. Merkic, është një diplomat karriere prej dekadash në Ministrinë e Jashtme, ndërkaq ka qenë i njohur për publikun vetëm në kohën kur ka qenë ambasador në Qipro pasi përflitej se kishte ndihmuar në fshehjen e parave të zhdukura nga bankat jugosllave gjatë viteve ’90 apo edhe pastrimit të parave.
Zyrtarët serb kanë premtuar vizita në Tiranë, por kryesisht ato janë shmangur. Ish-presidenti, Boris Tadiç, disa herë është ftuar dhe përkundër konfirmimeve, nuk ka qenë si president shteti në vizitë zyrtarë në Shqipëri.
AK: Me Serbinë, marrëdhënie të kushtëzuara
Aleanca Kuqezi ka shprehur shqetësimin për mbajtjen sekret të vizitës dyditore në Tiranë të shefit të dipllomacisë serbe Ivan Merkic. Lisen Bashkurti, Sekretar per Çeshtjet Nderkombetare në AK tha se shteti shqiptar dhe ata të cilët përgatitën këtë vizitë, duhet të japin përgjigje për terrin informativ, që është duke shoqëruar këtë vizitë.
"Eshtë detyrim i diplomacisë shqiptare të informojë menjëherë opinionin publik. E para për CV-në e ministrit të Jashtëm serb i cili është pauses i detashmentit të Milloshevicit, Nikolicit dhe të gjithë asaj kaste politike që bëri genocid dhe krime kundër njerezimit në Kosovë dhe që nuk e pranojnë këtë opinonialisht. Së dyti duhet të njoftojnë axhendën e këtij takimi, i cili deri më tani mbahet në konspiracion të plotë dhe së treti të zbardhë rezultatet e këtyre bisedimeve", thotë Bashkurti.
Në vijim të deklaratës zoti Bashkurti theksoi faktin se shtete të ndryshme europiane janë duke mbajtur një qëndrim të kushtëzuar me Serbinë, ndërsa Tirana zyrtare i hap dyert pa mëdyshjen më të vogël.
"Kemi më shumë se 12 vjet nga qeverisja socialiste dhe ajo demokratike që aplikohet teza se Republika e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë zhvillojnë mardhëniet bilaterale pa u kushtëzuar nga qëndrimi serb ndaj Kosovës. Informojmë opinionin publik se shtete shumë demokratike si Gjermania, Britania, Italia, Austria madje edhe institucione të BE-s e kanë kushtëzuar në mënyrë strikte dhe të përsëritur integrimin e mëtejshëm të Serbisë vetëm me njohjen e pavarsisë së Kosovës. Këtë nuk e bën vetëm politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare", thoptë përfaqësuesi i AK-së.
AK paralajmëroi se do ta presë ministrin e Jashtëm serb Ivan Merkiç me manifestime proteste. Merkiç do të ketë bisedime me homologun e tij Edmond Panariti dhe disa zyrtare te larte te shtetit shqiptar.