E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Merr flakë autobusi i linjës Elbasan-Tiranë, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët, zbardhen shkaku i zjarrit

Një autobuz i Linjës Tiranë-Elbasan ka marrë flakë në lëvizje.

Autobuzi ka qenë plot me pasagjerë kur ka ndodhur incidenti, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga motori i autobuzit, ndërsa zjarrëfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›