E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr flakë bombola e gazit në një pallat në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e katërt të një pallati në Vlorë.

Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë izolimin e flakëve.

Falë ndërhyrjes në kohë, është shmangur shpërthimi i bombolës dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›