E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr flakë makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shkak impianti i gazit

Një automjet ka marrë flakë në ecje në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Lugar, në Bashkinë Dropull.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë automjetin gjatë lëvizjes, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Dyshohet paraprakisht se shkak i zjarrit mund të ketë qenë impianti i gazit të automjetit.

Nuk raportohet ende për persona të lënduar, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›