Merr flakë një automjet në Pogradec, zjarri përfshin edhe dy makina të parkuara

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Rrëmenj në Pogradec. Sipas policisë fillimisht zjarri ka rënë në një automjet i cili është djegur plotësisht, dhe më pas ka përfshirë edhe dy automjete të tjera të parkuara afër tij.
“Rreth orës 01:30, në fshatin Rrëmenj, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volswagen”, në pronësi të shtetasit L. D. Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht 2 automjete të parkuara afër tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/abcnews.al/