Merr fund greva e urise se ish te perndjekurve

Ish të përndjekurit politikë i japin fund grevës së urisë, e cila sot
shënonte ditën e 31-të të saj. Me anë të një deklarate për media,
përfaqësuesit e grevistëve thanë se me mbylljen e grevës nuk marrin fund
kërkesat e tyre për dëmshpërblim.
Ata ndihen të zhgënjyer për indiferentimin e institucioneve dhe e konsideruan të padrejtë deklaratën e Berishës, se greva kishte motive politike.
Ditët e fundit grevistët shprehën shqetësimin e tyre për heqjen nga cadra të lëngjeve, shqetësim që u përcoll edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.
"Falenderojmë qytetarët, mediat, ekipet mjekësore, partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Kërkojmë që kërkesat tona të shqyrtohen dhe për këtë kërkojmë ndihmën e ambasadorëve të akredituar këtu", thanë grevistët.
Greva e uriseDita e 30-të e grevës së urisë Majko reagon ndaj akuzave të PD "Gjendja e grevistëve po degradon"
Nderkohe ne mengjesin e sotem koordinatori i grevës së urisë Skënder Tufa kërkoi mbështetje nga shoqëria civile, nga qytetarët dhe jo nga politika, ndërsa kërkoi zgjidhjen e situatës përmes ligjit.
"Në Shqipëri po shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut. Disa politikanë kanë lëshuar fyerje ndaj ish të përndjekurve", u shpreh Tufa.
Një ditë më parë institucioni i Avokatit të Popullit e konsideroi torturë ndërprerjen me ilaçe dhe lëngje ndaj grevistëve të urisë. Përfaqësuesi i tij tha për mediat se të hënën avokati do t’i rekomandojë Prokurorisë kërkesën e fillimit të hetimit nën akuzën e torturës për policinë kryeqytetase.
“Heqja e lëngjeve është e paligjshme dhe është torturë. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këtë vepër penale”, u shpreh Sotiraq Nushi, komisioner i Avokatit të Popullit.
Por policia ka reaguar pas kësaj deklarate duke mohuar t’i ketë ndërprerë ajo medikamentet dhe lëngjet, ndërsa sulmoi avokatin se ka futur në grevën e urisë ushqime. Policia e quajti grevën jo vetëm të paligjshme, por edhe me ndikime politike: “I bëjmë apel Avokatit të Popullit që të respektojë integritetin e tij dhe të mos bjerë pre e manipulimeve të kësaj greve të paligjshme. Të kërkojë ndjesë për akuzat e pavërteta të ushtrimit të torturës apo keqtrajtimit të grevistëve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu i bëjmë thirrje të heqë dorë nga furnitori me ushqime i atyre që pretendojnë se janë në grevë urie.”
Vetë grevistët akuzuan policinë dhe autoritet shëndetësore se kanë nxjerrë me forcë nga autoambulanca grevistin Agim Kollçaku, i cili donte të rikthehej në grevë pasi mori shërbim mjekësor: “E kanë nxjerrë me forcë nga ambulance që të lërë grevën e urisë. Nuk është veprim human, por ne jemi të qetë.”