E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr fund projekti që zbuloi sinjalin e parë alien

Ka shumë nga ata që kanë dëgjuar për projektin SETI, ose ndryshe Kërkimi për Inteligjencën Jashtëtokësore, në SHBA. Projekti është mbyllur për shkak të mungesës së fondeve. Ata që kanë parë filmin Mesazhi me Xhudi Foster, e kuptojnë se ku konsistonte puna e SETI-t. Ata monitoronin sinjalet e ndryshëm elektromagnetike përmes antenave gjigande, për të kapur ndonjë shenjë të jetës aliene. Në vitin 1977, më 15 gusht, një natë përpara se të vdiste Elvis Presli, ata kapën një sinjal që i la pa frymë shkencëtarët. Ai u quajt sinjali Wow, kjo për shkak të shënimit që u bë në faqen e printuar ku ishte monitoruar kjo zhurmë. Sinjali vinte dikur afër konstelacionit të Shigjetarit, ku shkencëtarët prisnin sinjale nga jashtëtokësorët. Që atëherë nuk është dëgjuar më dhe shkencëtarët nuk kanë qenë kurrë në gjendje të shpjegojnë çfarë ishte ai sinjal.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›