Merz: Hamasi nuk duhet të ketë rol politik në Gaza

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, shprehu tmerrin e tij pas publikimit të videove propagandistike nga Hamasi, ku shfaqeshin dy pengje izraelitë. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Merz theksoi se imazhet e pengjeve të dobësuar, Ram Braslavski dhe Evyatar David, vërtetojnë se Hamasi nuk duhet të ketë më asnjë rol në të ardhmen politike të Gazës.
Merz i bëri thirrje Izraelit të mos i përgjigjet “cinizmit” të Hamasit me ndërprerjen e ndihmës humanitare për territorin palestinez. Kjo thirrje vjen në një kohë kur ekspertët e OKB-së kanë paralajmëruar për një situatë të rëndë urie në Gaza.
/rtsh.al/