E Diel, 1 Nëntor 2026

Mes dhimbjes dhe nderimeve, Rama i bashkohet homazheve për gazetarin Enrik Mehmeti

VLORË-Mes dhimbjes se familjarëve, miqve dhe kolegëve, i është dhënë lamtumira e fundit gazetarit Enrik Mehmeti

Homazhet u zhvilluan ne ambientet e Teatrit “Petro Marko” ne Vlore, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve, personalitete të jetës publike, qytetarë dhe kolegë të medias Pjesë e homazheve ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjese për të nderuar kujtimin e gazetarit 40-vjeçar.

Enrik Mehmeti humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 18 korrikut në zonën e Porto Noves, në Zvërnec të Vlorës. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:40 jashtë zonës rrugore, ne një sipërfaqe bregdetare. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, gazetari po lëvizte me motor me katër rrota.

Ku dyshohet se humbi kontrollin e mjetit si pasoje e një manovre të gabuar.

Gjatë aksidentit, një pjese metalike e mjetit e goditi rende ne kraharor duke i shkaktuar dëmtime fatale. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 40-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Me të udhëtonte edhe një 18-vjeçar, i cili mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›