E Diel, 1 Nëntor 2026

Mes protestave sllovenët votojnë në balotazhin presidencial

Qytetarët në Slloveni po votojnë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, me gjithë pakënaqësitë në rritje për masat e ashpra të kursimit, që synojnë të parandalojnë nevojën për ndihmë ndërkombëtare.

Rreth 1.7 milion votues ballafaqohen me zgjedhjen në mes të presidentit aktual, Danillo Turk, dhe ish-kryeministrit Borut Pahor.

Pahor ka mbështetur masat e qeverisë për kursim, ndërsa Turk i ka kritikuar fuqishëm ato.

Sondazhet e opinionit, megjithatë, kanë shfaqur Pahorin në epërsi, transmeton Rel.

Në raundin e parë të votimeve, tre javë më parë, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka qenë vetëm 48 për qind./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›