E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi i Topit per sesionin e ri Dialog politik per reformat

Presidenti Bamir Topi i ben apel politikes shqiptare qe te gjeje nje zgjidhje sa me te shpejte per krizen politike ne vend. Sipas tij mungesa e konsensusit ka nje kosto te larte per integrimin e Shqiperise. Me tone te ashpra ai ka vleresuar edhe punen parlamentare duke thene se ka mbetur i zhgenjyer nga sesioni i kaluar. Ne mesazhin e tij para nisjes se punimeve te kuvendit Bamir Topi tha se politika nuk mundi te ngrihej pertej interesave vetjake.

ldquoNje ndjenje keqardhje dhe zhgenjyese me shoqeroi gjate gjithe sesionit te pare te kesaj legjislature. Fatkeqesisht edhe partneret tane nderkombetare dhe institucionet politike te Europes vazhdojne te mbeten te zhgenjyer nga pamundesia e politikes shqiptare per te krijuar nje marreveshje te gjere politike mbi ceshtjet jetike dhe problemet te cilat kapercejne kufirin e interesave te ngushta ato partiake e pushtetit duke humbur kohe jashtezakonisht te cmuar me beteja te pasuksesshme mediatikerdquo deklaroi Bamir Topi....

Shqetesues ai e ka quajtur mungesen e dialogut politik brenda institucionit te Kuvendit ku nuk u miratua asnje ligj me 84 vota. ldquoNuk eshte e rastit qe gjate nje viti nuk kemi qofte dhe nje ligj te miratuar me vote te cilesuar. Cdo maxhorance qe vjen ne pushtet duhet te dije se nuk mund te kryeje reforma te rendesishme pa nje vote te gjere qe do te thote konsesus. Roli i Kuvendit nuk matet vetem me shpejtesine e miratimit te ligjeve dhe numrin e shumte te tyre po dhe me menyren e miratimit dhe me cilesine dhe aftesine e tyrerdquo tha Topi.

Drejtuesi i shtetit per here te pare ka kerkuar heqjen e imunitetit te deputeve per trsquoi hapur rruge hetimit te tyre ne rast akuzash. Po ashtu sipas tij PD e PS mund te kryejne ndryshime kushtetuese por me pare duhet te arrihet konsenusi.

ldquoAi mund te prodhoje dhe ndryshimet kushtetutese po te tilla qe ti rezistojne kohes. Rotacione politike qellimeve afatgjate politike dhe interesit kombetar te integrimit. Zhveshja e te zgjedhurve nga imuniteti do te lehtesonte organet e prokurorise dhe gjyqesorit per te vepruar ligjerisht dhe ne kohe ndaj akuzave te perditshme per korrupsionrdquo tha Topi. Te nje rendesie te vecante presidenti ka quajtur pergatitjet per zgjedhjet vendore te 2011 te cilat sipas tij do te jene dhe prova e madhe para nderkombetareve.

Elona Gjylmi Azhornuar se fundi e diel 05 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›