E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi i fortë i Papa Leoni XIV: Të shpëtojmë njerëzimin nga e keqja e luftës

Papa Leoni XIV shënoi Ditën e Pentekostit me një thirrje për paqe, duke u lutur që njerëzimi të shpëtohej “nga e keqja e luftës”.

“Le të lutemi që kjo të çlirojë njerëzimin nga mjerimi”, tha Papa gjatë meshës.

Shërbesa shënon ditën e 50-të pas Pashkëve Katolike.

Ajo u kremtua në Bazilikën e “Shën Pjetrit” në prani të më shumë se 5,000 besimtarëve.

Papa paralajmëroi se disa ndryshime “nuk i sjellin jetë të re botës, por e plakin atë nëpërmjet gabimeve dhe dhunës”.

Pentekosti festohet gjerësisht në të gjithë Evropën si një festë e madhe e krishterë./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›