E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meshë në Katedralen Ortodokse për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, besimtarët në lot

Ndarja nga jeta në moshën 95-vjeçare e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka pikëlluar gjithë besimtarët ortodoksë.

Për shpirtin e tij, në Katedralen Ortodokse në Tiranë është mbajtur dhe mesha ku besimtarët me lot në sy janë lutur për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë, Anastas dhe kanë ndezur qirinj.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u nda nga jeta pas një sëmundje, ndërsa ndodhej i shtruar prej datës 3 janar në një spital në Athinë.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ka luajtur një rol kyç në forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërfetar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ai ishte i njohur për angazhimin e tij të palodhur në promovimin e bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme fetare, një mision që e ka mbajtur në qendër të veprimtarisë së tij për shumë vite.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›