E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi: “Një nder i madh”Lionel Mesi dha këtë intervistë për revistë franceze “France Football” menjëherë pasi ka marre çmimin

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Lionel Mesi, fituesi i “Topit të artë 2009”, dha këtë intervistë për revistë franceze “France Football”, që organizon dhe trofeun, menjëherë pasi ai është njoftuar për çmimin.

Çfarë ndjeni ju pas lajmit se jeni zgjedhur si “Topi i artë 2009 i dhënë nga France Football?
Shumë emocione. Është për mua një nder të madh të zgjidhem “Topi i artë”, por dhe argjentinasi i parë në histori që merr këtë trofe.

A jeni i befasuar nga fitorja juaj?
Për të qenë i ndershëm, unë e dija që figuroja midis favoritëve, pasi Barça ka njohur një vit 2009 shumë të frytshëm ku ka fituar gjithçka. Por, nuk mendoja se do të fitoja me një diferencë të tillë pikësh (240 pikë më shumë së Kristiano Ronaldo). Ju e dini, “Topi i artë”, është diçka shumë e rëndësishme për mua. Të gjithë ata që e kanë fituar kanë qenë lojtarë të mëdhenj. Por dhe të tjerë të mëdhenj, nuk kanë mundur ta fitojnë kurrë atë.

Kujt ia dedikoni atë?
Familjes sime. Kanë qenë gjithmonë të pranishëm kur unë kam pasur nevojë për ta. Ishin pranë meje, dhe kanë ndjerë shpesh emocione më të forta se unë vetë. Është për ta.

Këtë vit, ju keni qenë i lumtur në klub, por më pak me përfaqësusen argjentinase. A keni dyshuar për ndonjë moment se nuk do të merrnit pjesë në Kupën e Botës?
Jo, me të vërtetë jo. Unë kisha mjaft besim, edhe pse kemi njohur shumë vështirësitë gjatë eliminatoreve. Unë e dija që do të isha në Botëror.

Më e vështira nuk fillon veçse tani për ju, apo jo?
Sigurisht. Nuk është e thjeshtë të konfirmosh sërish një vit si ai që përjetuam. Unë shpresoj se edhe viti i ardhshëm do të jetë në të njëjtat rrugë. Por, të fitosh Topin e artë du vjet rresht, nuk është e lehte...

Numri i klikimeve - 513
  E Marte, 01 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›