E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi refuzon 90 mln euro, Barça 250

Ylli i ekipit të Barcelonës Lionel Mesi ka refuzuar një kontratë 90 milionë euro për tre vite, ndërsa Barcelona klauzolën 250 milionë euro.

Lajmi publikohet nga e përditshmja spanjolle pranë blaugranëve, “ El Mundo Deportivo”. Gazeta thekson se Mesi gjatë ndeshjes në Rusi të vlefshme për fazën e grupeve përballë CSKA ka marrë një ofertë nga një ekip rus që nuk bëhet publik. Oferta përfshinte një kontratë 3 vjecare me nga 30 milionë euro në edicion.

Ndërsa Barcelona do të merrte klauzolën e parashikuar prej 250 milionë eurosh. Por si Mesi edhe ekipi i Barcelonës e kanë refuzuar, vetëm pak ditë më pas Mesi firmosi deri më 2016 me Barcelonën.

dylber balla

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›