E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç thirrje Nikoliçit:Duhet të bashkëpunosh me Kosovën

Ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç ka thënë se presidentit serb, Tomislav Nikoliç, duhet të “lirohet nga e kaluara”.

Duke folur për qëndrimet e Nikoliçit për Kosovën, Mesiç ka thënë “E di se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën asnjëherë si shtet, por Serbia duhet të veprojë si shtetet tjera të rajonit, duhet të bashkëpunojë me Kosovën”. 

Mesiç duke shtuar se Serbia duhet të hapë kufijtë me Kosovën, pasi sipas tij “ e ardhmja nuk është duke ndryshuar kufijtë, por duke i hapur ata”.

Mesiç ka folur edhe për qëndrimet e Serbisë ndaj Bosnjës duke thënë se shpreson që Nikoliçi të ketë qëndrime të tjera nga paraardhësit e tij sa i përket Sarajevës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›