Messi e Ronaldo, shumë përpara të tjerëve

Mesfushori i dikurshëm i Barcelonës dhe Manchester Unitedit, Jordi Cruyff, beson se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë shumë më të mirë se futbollistët tjerë, mirëpo e ka të vështirë të zgjedhë se cili nga ata është më i miri.
Djali i legjendës holandeze Johan Cruyff gjatë karrierës së tij ka luajtur krahas yjeve, si Romario, Hristo Stoichkov, David Beckham e Roy Keane, prandaj është i kualifikuar për vlerësimin e lojtarëve.
“Është shumë vështirë (të zgjedhësh se cili është më i miri nga ata dy). Ata janë dy futbollistë që janë shumë larg të tjerëve, sidomos në aspektin e golave, prandaj është vështirë të zgjedhësh njërin nga ata”.
“Bota e futbollit po pret nëse do të dalë ndonjë tjetër, por ky debat do të vazhdojë edhe për tre ose katër vite, sepse ata janë disa vite drite përpara të tjerëve”, ka thënë Jordi në një intervistë për Goal.com.