E Enjte, 5 Nëntor 2026

Messi i penduar: Ronaldo e Roberto Carlos, më vjen keq…

Sezoni me Barcelonën për  Lionel Messit përfundoi pa u luajtur ndeshja e fundit. Në fakt, argjentinasi nuk mori pjesë në ndeshjen e fundit të La Ligës, në shtëpinë e tij në Catalunya, ai priti gazetën argjentinase Olè, së cilës i dha një intervistë të gjatë. Dhe në bisedë, Pulce foli gjithashtu për një nga pendimet e karrierës së tij: duke mos kërkuar fanellën nga disa kundërshtarë. “Më vjen keq që nuk u kam kërkuar fanella disa lojtarëve me të cilët jam ballafaquar kur kam filluar të luaj. – shpjegon Messi -. Më kujtohet Ronaldo (braziliani, ose Roberto Carlos), lojtarë me të cilët jam përballur dhe për të cilët sot më vjen keq që nuk kam fanellën”.

Gjatë intervistës dhënë Olè, Lione Messi kujtoi disa faza të karrierës së tij, duke përfshirë ardhjen e tij në Barcelonë, kur ishte vetëm trembëdhjetë vjeç: “Marrja e këtij vendimi ishte i vështirë, por në të njëjtën kohë e bëra shpejt. Asnjëherë nuk kam hezituar, e bëra pa u menduar. Ishte e vështirë sepse kur arrita nuk mund të luaja për shkak të disa dokumenteve që mungonin dhe më pas u lëndova. Shkova gati një vit pa luajtur. Unë stërvitesha, por nuk ishte e njëjta gjë. Më pas kasha fatin të filloja, dhe prej atëherë gjithçka shkoi shumë shpejt”.

Guardiola kurorëzon Messin: “Messi është shumë i fortë, ai është më i forti nga të gjithë. Përtej cilësive që ka, ai gjithashtu ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Në katër vitet që unë kam drejtuar Barcelonën, ​​Leo nuk ka humbur asnjë ndeshje”.

“Gjithmonë them se në Barçën time isha me fat që kisha Messin, por edhe një grup fantastik plot me shumë kampionë të tjerë që dolën nga kantera. Mendoj për Busquets për shembull. Mesfushorët qendrorë duhet të jenë tamam si Sergio ipas mendimit tim: të flasësh pak dhe të mendosh edhe për të tjerët “, shtoi trajneri  aktual i Manchester City.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›