E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi merr rezultatet e testeve, OK për Bayern

Lionel Messi ka marrë sot rezultatet e testeve mjekësore para ndeshjes me Bayern Munchen. Lojtari më i mirë në botë do të jetë i gatshëm për sfidën e Ligës së Kampionëve.

Ylli argjentinas ndjente dhembje sa herë prekte topin por për fatin e mirë të katalanasve çdo gjë ka kaluar dhe Messi po vijon me stërvitjen e veçuar dhe punën me fizioterapistin.

Messi sot ka shprehur vullnetin për të filluar me stërvitje të lehta pavarësisht se Vilanova i ka dhënë pushim.

Messi nuk do të jetë në fushë ndaj Levantes ndërsa rikthimi i tij pritet të jetë ndaj Bayern Munchen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›