E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi, profesionist edhe në reklamim (FOTO)

Se njerëzve të talentuar u shkon gjithçka për dore jo vetëm në veprimtarinë tyre kryesore, por çfarëdo që prekin, dëshmon edhe Lionel Messi.

Futbollisti i Barcelonës për shkak të dëmtimit nuk do të luajë deri në fund të këtij sezoni, andaj ai i është përkushtuar obligimeve që ka ndaj sponsorëve para pushimeve verore. Në mesin e sponsorëve të shumtë që ka, është edhe një brend prestigjioz amerikan i këpucëve, për nevojat e të cilit Messi bëri fushatën promovuese për koleksionin vjeshtë/dimër.

Argjentinasi për nevoja të incizimit ndërroi goxha kombinime veshjesh, kurse para fotoaparatit u gjet si profesionist i vërtetë.  Që nesër atë e presin obligimet e reja ndaj sponsorëve, andaj do të udhëtojë për në Katar, ku do të jetë pjesë e ngjarjeve promovuese për operatorin e atjeshëm të telefonisë mobile Ooredoo, me qëllim të ndihmës fondacionit të tij humanitar,transmeton “KN”.    P.K

1

2

3

4

5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›