E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi:Do të përshtatem shumë shpejt me Neymar

Lionel Messi është kritikuar se nuk ka bashkëpunuar mjaftueshëm me Neymarin gjatë ndeshjes së kaluar, kur e nisën të dy si titullarë, dhe e konsideruan si rival i mundshëm i superyllit. Por , argjentinasi e ka refuzuar këtë kritika: “Nuk është e vërtetë, nuk mund ta quaj si rival për mua. Unë nuk bëj diferencime në fushë dhe nuk kam për ta bërë kurrë, pasi jap maksimumin për të mirën e skuadrës.

Neymar është një djalë që punon shumë dhe më pëlqen. Është i shpejtë dhe driblues i mirë. Megjithatë nuk e njoh mirë në fushë. Kemi nevojë për kohë që të ambientohemi dhe gjithçka të shkojë më së miri”, deklaroi Messi.

Në fakt, braziliani i dhuroi atij një asist gjatë tripletës së realizuar kundër Valencias. “Neymar nuk është egoist dhe këtë e tregoi. Për ne ka rëndësi vetëm fitorja dhe jo se kush gjen rrugën e rrjetës”, – shtoi argjentinasi.

Argjentinasi ndjehet mirë me ndryshimet tek Barcelona duke i pozitive ardhjen e Tata Martinos në krye të klubit dhe të Neymar si koleg.

“Martino e ka nisur mjaft mirë punën e tij dhe po menaxhon në mënyrë perfekte skuadrën. Përsa i përket Neymar mund të them që dalëngadalë po njihemi në fushën e lojës dhe do të përshtatemi shumë shpejt. Për momentin jam mirë, por sezonin e kaluar ndaj PSG në Champions League luajta i dëmtuar dhe kjo komplikoi gjithçka. E kam patur shumë të vështirë të riaftësohesha” tha Messi.

Pleshti është i grumbulluar me kombëtaren e tij dhe po zhvillon përgatitjet për sfidën ndaj Paraguajt, që është e vlefshme për eleminatore  e Botërorit 2014-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›