E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messin e futi Barcelona me zor ndaj Bayernit!!

Lionel Messi nuk ishte i gatshëm për sfidën me Bayern Munchen. Lajmi është konfirmuar nga mediat spanjolle sipas të cilave lojtari më i mirë në botë e ka konfirmuar para ndeshjes lajmin se nuk është në gjendje të luaj.

Dyshimet rreth përgatitjes fizike të Messit u shtuan kur para ndeshjes me Bayern, saktësisht rreth orës 18:20, Messi u fut për 25 minuta në seancë mjekësore ku i'u nënshtrua nje testi fizik.

Angelo Droiar, një nga mjekët fizik të Barcelonës i kishte konfirmuar lajmin se Messi nuk mund të luaj sepse mund të ketë dhimbje dhe nuk është i rikuperuar plotësisht.

Edhe babai i Lionel Messit i ka thënë agjentit të Messit se ai nuk duhet të luaj.

"Babai i Messit më tha në drekë se Messi nuk është në gjendje të luaj. Mu duk befasi vendim që Vilanova të inkuadroj atë nga minuta e parë" deklaroj Josep Minguella.

Messi thuhet se nuk ka qenë në gjendje të luaj vetëm pas 20 minutash lojë pasi që ka patur dhimbje të vazhdueshme në muskul.

Edhe shikuesit e ndeshjes e kanë parë këtë gjë në fushë pasi që 4 herë Topi i Artë nuk arrinte asesi të jipte më të mirën nga vetja./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›